Politike

FJALËT E PARA/ Begaj para Ramës: Do përpiqem të jem në lartësinë e duhur

Fjalët e para që thotë vetë kandidati i socialistëve është se për të ka qenë një vlerësim i madh që është zgjedhur prej tyre.

3 Qershor 2022, 20:53 Nga F.M
FJALËT E PARA/ Begaj para Ramës: Do përpiqem të jem në
Bajram Begaj

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë Bajram Begajn, të zgjedhurin e socialistëve për të zëvendësuar kreun actual të Shtetit, Ilir Meta. Në bisedën e zhvilluar në Kryeministri, Rama e thërret President Begajn dhe shprehur se është i bindur qëa ido të jetë i duhuri. Fjalët e para që thotë vetë kandidati i socialistëve është se për të ka qenë një vlerësim i madh që është zgjedhur prej tyre.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Ky sistem që kemi kështu është, është e pamundur që të ndërtohet një proces ku njerëzit mund të njihen më parë me mundësinë për tu zgjedhur, kështu që sot kemi pasur diskutim në kryesi. Ishte një nga diskutimet më të mira dhe në fund ramë dakort që ju jeni i duhuri për ta normalizuar zyrën e institucionit të Presidentit të Republikës, ju falenderoj që nuk shfaqët refuzim por pranim, do t’ju japim votën që të zgjidheni zyrtarisht

Bajram Begaj: Është vlerësim i madh që të jesh president i një vendi, do të përpiqem që të jem në lartësinë e duhur.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kandidaturën e Partisë Socialiste për të marrë drejtimin e Presidencës. Ai është Bajram Begaj, komandanti i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Begaj është propozimi i PS për president. Ai do votohet nesër në raundin e katërt që duhen vetëm 71 vota.

Sondazh

Poll