Politike

Bajram Begaj, pika që e bashkon dhe ndan me Metën Presidentin e ardhshëm të Shqipërisë

Shënoi dhe “bashkëpunimin” në kohë rekord të Ilir Metës me maxhorancën.

3 Qershor 2022, 20:30 Nga DOSJA

Bajram Begaj, pika që e bashkon dhe ndan me Metën Presidentin e

TIRANË- Profili dhe identikiti që kërkonin socialistët për Presidentin e ardhshëm ishte një njeri totalisht i kundër me Kreun e Shtetit aktual, Ilir Meta. Por, u ka shpëtuar një detaj. Në vitin 2020, Bajram Bega, mjek i specializuar në “Gastrohepatologji”, u betua në Presidencë para Ilir Metës për të drejtuar Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. 

Ajo që bëri më shumë habi është se profilizimi i Begajt dhe emërimi si Gjeneral Major në krye të FA-ve, shënoi dhe “bashkëpunimin” në kohë rekord të Ilir Metës me maxhorancën. Në ndryshim me disa nga ministrat e kabinetit, ku presidenti nuk ka pranuar t’i dekretojë, si në rastin e Gent Cakajt, Meta e dekretoi Begaj dhe e organizoi ceremoninë e betimit të tij.

Por, ka edhe një pikë që përmbush kriteret që ka parashtruar kreu i qeverisë, Edi Rama. Fakti që ngjason me Alfred Moisiun, emër që pati një dakortësi të lartë politike kur u zgjodh president në vitin 2002. Bëhet fjalë për karrierën. President që vijnë nga profile ushtarak bashkë me Begajn, Shqipëria ka pasur katër, por me Moisiun ngjason në një tjetër gjë. Fakti që të dy janë me profesion mjekë, por që kanë bërë edhe karrierë ushtarake.

Sondazh

Poll