Politike

VIDEO-Braçe akuza Ministrinë: Pikat e grumbullimit s'mbledhin prodhimet. S'ka as subvencione

Ndërkohë, deputeti socialist kritikoi ashpër Ministrinë e Bujqësisë, duke akuzuar për vonesa me shpërndarjen e subvencioneve për naftën ndaj fermerëve, ndërsa ngriti dyshime edhe për abuzim me çmimet që vendosen nga Bordi i Transparencës për karburantin në vendin tonë.

3 Qershor 2022, 14:31 Nga DOSJA
VIDEO-Braçe akuza Ministrinë: Pikat e grumbullimit s'mbledhin
Erion Braçe

Erion Braçe akuzoi pikat e grumbullimit në Divjakë, se prej ditësh nuk marrin prodhimet bujqësore të fermerëve, për t`i detyruar prodhuesit që të ulin çmimet. Ndërkohë, deputeti socialist kritikoi ashpër Ministrinë e Bujqësisë, duke akuzuar për vonesa me shpërndarjen e subvencioneve për naftën ndaj fermerëve, ndërsa ngriti dyshime edhe për abuzim me çmimet që vendosen nga Bordi i Transparencës për karburantin në vendin tonë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i bëri akuza të forta qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, në lidhje me situatën ku ndodhen fermerët dhe shitja e prodhimit të tyre. Braçe u shpreh se pikat e grumbullimit në Divjakë dhe në të gjithë zonën e Lushnjës prej ditësh nuk po grumbullojnë prodhime bujqësore. Sipas tij, kjo është një lojë që bëjnë grumbulluesit, me qëllim që të ulin çmimin e prodhimeve bujqësore që grumbullojnë, dhe më pas t`i shesin ato me çmim të lartë në Tiranë.

Braçe kritikojë Ministrinë e Bujqësisë, për vonesat e shpërndarjes së kartave të subvencionimit të karburantit për fermerët. Deputeti socialist ngriti dyshime në lidhje me mënyrën se si po vendosen çmimet e karburantit nga Bordi i Transparencës.

Erion Braçe ka qenë kritik ndaj Bordit të Transparencës së ngritur nga qeveria për vendosjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe të karburanteve, duke ngritur dyshime për abuzime me çmimet nga këto borde.

Marrë nga Syri

Sondazh

Poll