Politike

Presidenti/ Berisha në Kuvend, Alibeaj bojkoton, Bushati: Rama duhet lënë fillikat

Bushati komenton dy qëndrimet që u mbajtën ditën e sotme nga dy anët e opozitës

3 Qershor 2022, 14:06 Nga DOSJA
Presidenti/ Berisha në Kuvend, Alibeaj bojkoton, Bushati: Rama duhet
Andi Bushati

TIRANË- Analisti Andi Bushati deklaron se kryeministri Edi Rama duhet lënë i vetëm në procesin e zgjedhjes së Presidentit të vendit. Përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social 'Facebook' komentoi dy qëndrimet që u mbajtën ditën e sotme nga dy anët e opozitës. Për Bushatin, qëndrimi i mbajtur nga deputeti Enklejed Alibeaj është më i drejti se ai i Berishës. 

REAGIMI:

Mes dy versioneve, atij te Alibeajt per bojkot dhe tjetrit te Berishes, per te qene ne salle ne estraden e zgjedhjes se presidentit, te drejte ka i pari. Rama duhet lene fillikat me kukullen e dale nga shtrati i tij. Nuk ka kuptim ta shash Enkeleidin se u be pjese e farses dhe ne fund ta çertifikosh vete ate

Ditën e sotme kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se do të jenë të pranishëm në seancën e posaçme që do të zhvillohet nesër për zgjedhjen e presidentit, mirëpo do të votojnë kundër. Ndërsa Enkelejd Alibeaj deklaroi se nuk do të jenë të pranishëm e do ta bojkotojnë procesin.

Partia Socialiste do të mbledhë ditën e sotme kryesinë e partisë. Mbledhja do të zhvillohet në 15:00 ndërsa fokus kryesor i diskutimeve do të jetë zgjedhja e presidentit të ri. Pas mbledhjes do të bëhet i ditur edhe emri për president, i cili do të votohet nesër në Kuvend. 

Sondazh

Poll