Bota

Përdhunoi 22-vjeçaren në Greqi, policia shpall në kërkim çobanin shqiptar

Avokatja e 22-vjeçares Anthoula Anasoglou tha për ERT se hetimet janë fokusuar në kërkimin e një personi tjetër, i cili qarkullon i lirë.

3 Qershor 2022, 09:57 Nga DOSJA
Përdhunoi 22-vjeçaren në Greqi, policia shpall në
Foto ilustruese

GREQI- 56-vjeçari me origjinë shqiptare nuk është personi që dyshohej se kishte përdhunuar 22-vjeçaren greke në një plazh të Chalkidhikis disa ditë më parë.

Nga mostrat e ADN-s të marra nga çarçafët në vendin ku vajza u përdhunua rezulton se 56-vjeçari nuk është autori, diçka që ai e ka pohuar që në momentin e parë. 56-vjeçari  ishte parashikuar të kërkonte falje sot në orën 09.00 para Hetuesisë në Gjykatat e Poligyros dhe tashmë pritet të tërhiqet ndjekja ndaj tij.

Sipas Proto Thema, avokatja e 22-vjeçares Anthoula Anasoglou tha për ERT se hetimet janë fokusuar në kërkimin e një personi tjetër, i cili qarkullon i lirë, duke ngritur shqetësime për arratisjen e tij jashtë vendit.
Avokatja gjithashtu ka folur për gjendjen e vajzës e cila është në një gjendje të rënduar emocionale tashmë që përdhunuesi është i lirë.

“Vajza po jeton një makth pasi autori është i lirë dhe ndodhet në një hotel në Selanik ku po qëndron. Është si një përdhunim i dytë për viktimën dhe tani detajet duhet të bëhen publike sepse ekziston shqetësimi se ai do të kalojë kufirin”- tha ajo.

Sipas vajzës të dy shqiptarët kishin ngjashmëri në karakteristikat e tyre, për pasojë e reja është ngatërruar në identifikimin e përdhunuesit, tashmë çobani shqiptarë është shpallur në kërkim nga policia.

Sondazh

Poll