Bota

SHBA ekstradon ish-guvernatorin meksikan, akuzohet për korrupsion

César Duarte, i cili ishte guvernator i shtetit Chihuahua, u kthye në Meksikë për t'u përballur me akuzat për korrupsion që rrjedhin nga koha kur ai ishte në detyrë.

3 Qershor 2022, 09:42 Nga DOSJA
SHBA ekstradon ish-guvernatorin meksikan, akuzohet për korrupsion
César Duarte

MEKSIKË- Shtetet e Bashkuara kanë ekstraduar një ish-guvernator meksikan pasi ai akuzohet për përvetësim të miliona dollarëve në fondet shtetërore. César Duarte, i cili ishte guvernator i shtetit Chihuahua, u kthye në Meksikë për t'u përballur me akuzat për korrupsion që rrjedhin nga koha kur ai ishte në detyrë.

Sipas ABC news, departamenti i Marrëdhënieve  të Meksikës tha të enjten se Duarte do të përballet me akuza afërsisht të barabarta me përvetësim dhe komplot në Meksikë. Akuzat përfshijnë pothuajse 5 milionë dollarë për fondet shtetërore që Duarte dyshohet se ka marrë gjatë mandatit të tij 2010-2016.

Avokatët e Duartes kanë deklaruar se këto akuza janë politike. Meksika kërkoi ekstradimin e Duartes në fund të vitit 2019. Ish-guvernatori, një anëtar i Partisë Revolucionare Institucionale dikur dominuese, kërkoi azil në SHBA pak para se të arrestohej në Majami në korrik 2020. Duarte u transferua në SHBA me familjen e tij pasi la postin.

Sondazh

Poll