Aktualitet

VD- Kanabis në vreshtat e rrushit në Mallakastër, arrestohet autori, e pëson edhe i ati

I ati i Çanajt, 72 vjeçari banues në Klos po ashtu është proceduar nga policia pasi në një parcelë rrushi kishin kultivuar 200 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa

3 Qershor 2022, 09:03 Nga DOSJA
VD- Kanabis në vreshtat e rrushit në Mallakastër, arrestohet
Arrestim

MALLAKASTËR- Arjan Çanaj është arrestuar nga policia, pasi iu janë gjetur në banesë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis. Pas një hetimi 1-mujor, operacioni policor i koduar "Gryka" gjeti dhe sekuestroi 200 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. I ati i Çanajt, 72 vjeçari banues në Klos po ashtu është proceduar nga policia pasi në një parcelë rrushi kishin kultivuar 200 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet pas një hetimi 1-mujor, operacioni policor i koduar "Gryka", për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Gjenden dhe sekuestrohen 200 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kultivimit, procedohet në gjendje të lirë babai i tij. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, efektivët e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat i një hetimi njëmujor, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është finalizuar operacionin policor i koduar "Gryka". Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 55 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë, babai i tij, shtetasi S. Ç., 72 vjeç, banues në Klos, Mallakastër, pasi në fshatin Klos, në një parcelë rrushi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 200 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll