Aktualitet

Po saldonte në një anije, humb jetën shqiptari në Greqi

Ndërkohë, në kuadër të hetimeve paraprake të kryera nga policia në Almyrou, u arrestuan përfaqësuesi ligjor i kompanisë 62-vjeç dhe drejtuesi teknik 60-vjeçar.

3 Qershor 2022, 08:38 Nga DOSJA
Po saldonte në një anije, humb jetën shqiptari në Greqi
Foto ilustruese

GREQI- Një shqiptar 50-vjeçar ka humbur jetën të enjten rreth mesditës në një kantier anijesh në Amaliapoli, Almyros në Greqi.

Sipas mediave greke, 50-vjeçari po kryente punime saldimi në një anije dhe teksa kishte hipur në një vinç, u rrëzua nga një lartësi prej rreth 15 metrash. Ai u transferua menjëherë në Qendrën Shëndetësore Almyros, por fatkeqësisht ai ndërroi jetën.

Ndërkohë, në kuadër të hetimeve paraprake të kryera nga policia në Almyrou, u arrestuan përfaqësuesi ligjor i kompanisë 62-vjeç dhe drejtuesi teknik 60-vjeçar, pasi nuk morën masat e nevojshme të sigurisë me pasojë vdekjen fatale të punëtorit.

Të dy u lanë të lirë me urdhër të Prokurorit të Gjykatës së Shkallës së Parë Volos.

Sondazh

Poll