Aktualitet

Lala: Dumani ka folur për 50 vrasje, si u zbuluan negociatorët e familjes Ndoka me grupin e Niklës

Sipas Lalës, ndërkohë që përgjohej kryeplaku u zbulua se vetë ky i fundit po negocionte mes grupit nga Nikla dhe familjes Ndoka.

2 Qershor 2022, 23:21 Nga DOSJA
Lala: Dumani ka folur për 50 vrasje, si u zbuluan negociatorët e
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka paralajmëruar një valë të re arrestimesh, e ftuar në “Opinion”, Lala tha se bashkëpunëtori I drejtësisë Nuredin Dumani ka folur për të paktën 50 ngjarje kriminale. Ajo tha më tej se negociatorët mes familjes Ndoka pas vrasjes së Aleksandër Ndokës dhe një grupi në Nikël u zbuluan pas arrestimit të një kryeplaku për kanabis. Sipas Lalës, ndërkohë që përgjohej kryeplaku u zbulua se vetë ky i fundit po negocionte mes grupit nga Nikla dhe familjes Ndoka.

“Është kontraktuar dhe ka punuar në grupe të ndryshme kriminale. Ne kemi qenë këtu edhe shumë më herët, kemi debatuar me Artan Hoxhën madje sepse unë jam e prirur që të besoj dëshminë e Dumanit. Ka folur për të paktën 50 ngjarje kriminale. Për momentin hetimet janë fokusuar në Lezhë, pasi është menduar që autorët e vrasjes së Ndokës ishin nga Nikla. Ka pasur edhe tentativa për tu pajtuar, por kryeplaku që u fut negociator u arrestua. Dhe aty dolën përgjimet. Po përgjohej një grup kriminal për kanabis dhe dolën përgjimet e kryeplakut që mungohej të negocionte palët,”- tha Lala ndër të tjera.

Sondazh

Poll