Aktualitet

Lala: Ekzekutori i Aleksandër Ndokës la kapelen në vendin e ngjarjes, AND-ja vërteton dëshminë e Dumanit

AND-ja, tha ajo, mund të vërtetojë nëse Dumani tregon të vërtetën apo jo.

2 Qershor 2022, 22:51 Nga DOSJA
Lala: Ekzekutori i Aleksandër Ndokës la kapelen në vendin e
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë në lidhje me vrasjen e Aleksandër Ndokës mund të mbështetet tek një provë. E ftuar në “Opinion”, ajo tha se Dumani ka treguar edhe emrin e ekzekutorit gjë që është lehtësisht e verifikueshme pasi ai ka harruar kapelen në vendin e ngjarjes. AND-ja, tha ajo, mund të vërtetojë nëse Dumani tregon të vërtetën apo jo.

“Është fokusuar në Lezhë, ku mendohet se në vrasjen e Aleksandër Ndokës, ka qenë një grup nga zona e Niklës në Krujë, të cilët kanë pasur një tentativë për të pasur marrëveshje me familjen Ndoka. Pas vrasjes së Aleksandër Ndokës, ka një gjë tjetër. Ka pasur një seri ekzekutimesh të cilat janë dyshuar të lidhura me këtë ngjarje. Ka folur për disa vrasjen në Shkodër ku flet me emra konkrete. Është gjetur një kapele në vendin e ngjarjes, është gjetur AND-ja e personit që e ka kryer vrasjen në Lezhë. Dëshmia e Dumanit verifikohet nëse përputhet ekzekutori. Dumani ka treguar edhe për emrin e personit që ka kryer vrasjen. Po, ka treguar ekzekutorin, dhe nëse AND-ja përputhet, del e vërtetë,”- tregoi Lala.

Sondazh

Poll