Aktualitet

Klodiana Lala tregon fjalët e para të Dumanit: Do flas, por duhet të hapni burg të ri

Dumani është shprehur se do të rrëfejë gjithçka, por s'mjaftojnë qelitë.

2 Qershor 2022, 22:46 Nga DOSJA
Klodiana Lala tregon fjalët e para të Dumanit: Do flas, por duhet
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka treguar fjalët e para që ka thënë bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani. E ftuar në “Opinion”, Lala tha se Dumani është shprehur se do të rrëfejë gjithçka. Por, Dumani ka shtuar gjithashtu se për emrat që ai do të rrëfente, do të duhej të hapej një burg i ri.

Pjesë nga biseda:

Klodiana Lala: Në përballjen e tij të parë me dy oficerët e policisë, Nuredin Dumani ka thënë, unë do të flas, por ju do të hapni një burg të ri. kështu ka thënë.

Blendi Fevziu: Pse ka rrëfyer shumë ë

Klodiana Lala: Ka folur shumë, dhe ka thënë do hapni burg të ri, këto kanë qenë fjalët e tij.

Blendi Fevziu: Po i kapën domethënë se deri më tani s’kemi parë të kenë kapur gjë.

Sondazh

Poll