Aktualitet

Lala: Besian Xhixha di emra politikanësh, SPAK t’i shkojë deri në fund

Lala tha se ai është i përfshirë vetë si ekzekutor në shumë ngjarje kriminale dhe se di lidhje me politikanë.

2 Qershor 2022, 23:12 Nga DOSJA
Lala: Besian Xhixha di emra politikanësh, SPAK t’i shkojë deri
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lal aka sugjeruar që të arrestuarit Besian Xhixha t’i jepet statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë. E ftuar në “Opinion”, Lala tha se ai është i përfshirë vetë si ekzekutor në shumë ngjarje kriminale dhe se di lidhje me politikanë gjithashtu. Sipas Lalës, SPAK duhet t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.

“Meqë Nuredin Dumani nuk ka thënë që kam marrë porosi direkte, por nga ana tjetër është një tjetër person, Besian Xhixha tha se ishte i gatshëm të fliste për emra konkretë politikanësh. Edhe Xhuljano Hoxha e ka kërkuar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, por SPAK s’e ka konsideruar të rëndësishme dëshminë e tij. Kështu siç po shkon puna, Xhixha do flasë dhe do rrëfejë, por ka një tentativë për të zhbërë disa prej dëshmive. Unë kam trajtuar histori dhe i shikoja lidhjet, por nëse kam dëshminë e plotë të Dumanit përparoj në zbardhjen e shumë ngjarjeve. Mjafton t’i ndjekësh dhe i bën lidhjet,”- tha Lala.  

Sondazh

Poll