Aktualitet

Klodiana Lala: Marklen Hakën nuk donin ta vrisnin, por ta rrëmbenin

Zbulon qëllimin e autorëve

2 Qershor 2022, 23:20 Nga DOSJA
Klodiana Lala: Marklen Hakën nuk donin ta vrisnin, por ta rrëmbenin
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar atentatin në të cilin mbeti i plagosur Marklen Haka dhe u vra halla e tij, ngjarje e ndodhur më 21 shtator të vitit 2019. E ftuar në “Opinion”, Lala tha se qëllimi i autorëve ka qenë që ta merrnin peng Hakën e jo ta vrisnin.

“Unë e kam thënë që kur kam bërë lajmin e parë, që ngjarjet më të rënda kriminale, që shumica ishin pa autorë dhe po zienin, ishin në Lezhë. Fillova ta kuptoj në momentin që dolën përgjimet e kryeplakut që u bë negociator. Janë në dosjen e Marklen Hakës që të gjitha përgjimet. Sepse në fakt Marklen Hakën nuk shkuan ta vrisnin, shkuan ta rrëmbenin që të tregonte për ngjarjen, por u doli situata jashtë kontrollit dhe u plagos. Halla mbeti e vrarë, një viktimë kolaterale, u vra më 21 shtator, në tërmetin e pare,”- tha Lala.

Sondazh

Poll