Aktualitet

PARALAJMËRIMI/ Lala: Vjeshta vjen me ngjarje të bujshme kriminale, Dumani u futi të dridhurat

Lala shtoi se po kryhen shumë hetime dhe se Dumani do të pyetet sërish.

2 Qershor 2022, 23:08 Nga DOSJA
PARALAJMËRIMI/ Lala: Vjeshta vjen me ngjarje të bujshme kriminale,
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se vjeshta që po vjen do të regjistrojë ngjarje të bujshme kriminale. E ftuar në “Opinion”, ajo tha se dëshmia e Dumanit do të kalojë në heshtje, por që do të sjellë përplasje të forta. Lala shtoi se po kryhen shumë hetime dhe se Dumani do të pyetet sërish.

“Ne kemi dosje të mbyllura prej kohësh, kemi grabitjen me armë në Fushë Krujë, do të pyetet sërish. Mendoj që vjeshta që po vjen do të jetë shumë e ndezur me ngjarje të bujshme kriminale, nuk e di se si do të jetë me politikën, por botës së krimit i kanë hyrë të dridhurat,”- tha Lala.

Sondazh

Poll