Aktualitet

Lala bën hierarkinë: Henrik Hoxhaj qëndron shumë më lart se Nuredin Dumani

Gazetarja shtoi se ka arritur që ta njohë botën e krimit për të dalluar rëndësinë e një personi në të.

2 Qershor 2022, 23:17 Nga DOSJA
Lala bën hierarkinë: Henrik Hoxhaj qëndron shumë më
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka krahasuar dy emrat më të përmendur të botës së krimit  momentalisht. E ftuar në “Opinion”, Lala tha se mendon se Henrik Hoxhaj qëndron oak më lart se Nuredin Dumani. Gazetarja shtoi se ka arritur që ta njohë botën e krimit për të dalluar rëndësinë e një personi në të.

“Nëse shohim këto të dy që kemi këtu në mur, unë e njoh botën e krimit, Henrik Hoxhaj që nuk ishte përfolur në asnjë vend deri në momentin që u arrestua qëndron më lart se sa Dumani, për mendimin tim, ai është krahu i armatosur i shumë grupeve kriminale. Ka dëshminë, shumë persona janë vrarë në Belgjikë. Kemi prokurorë belgë në Tiranë, janë çkoduar telefonat e Arjan Spahiut, e Bledar Muçës. SPAK të marrë informacionin nga belgët, ta kryqëzojë me të dhënat që kanë dalë këtu,”- tha Lala.

Sondazh

Poll