Aktualitet

JANË DY! Artan Hoxha: Vrasësit me pagesë duan të vijnë në Shqipëri, të rrëfehen, s’po i sjellin dot

Hoxha tha se një person është një vrasës me pagesë, i dënuar në Greqi si dhe i dyti është Olsi Leku.

2 Qershor 2022, 22:42 Nga DOSJA
JANË DY! Artan Hoxha: Vrasësit me pagesë duan të vijnë
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se janë dy vrasës me pagesë që duan të vijnë në Shqipëri. I ftuar në emisionin 'Opinion' në Tv Klan, Hoxha tha se një person është një vrasës me pagesë, i dënuar në Greqi si dhe i dyti është Olsi Leku. Sipas Hoxhës, të dy duan të bëhen bashkëpunëtorë të drejtësisë. 

"Ka, janë shumë ngjarje, është një person tjetër që është i dënuar, është vrasës me pagesë, është dënuar në Greqi, ka bërë vrasje kudo, edhe në Itali. Është i gatshëm të vijë në Shqipëri dhe të dëshmojë, por nuk e kanë sjellë dot. Edhe Olsi Leku pritet të bëhet bashkëpunëtor," tha Hoxha.

Sondazh

Poll