Aktualitet

Hoxha zbulon ku heshti Dumani: Vetëm për vrasjen e Santos nuk ka folur

I ftuar në emisionin 'Opinion' në Tv Klan, Hoxha tha se Dumani ka folur për çdo çështje të ndryshme përveç kësaj.  

2 Qershor 2022, 22:39 Nga DOSJA
Hoxha zbulon ku heshti Dumani: Vetëm për vrasjen e Santos nuk ka folur
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se i penduari Nuredin Dumani nuk ka folur në lidhje me vrasjen e Artan Santos. I ftuar në emisionin 'Opinion' në Tv Klan, Hoxha tha se Dumani ka folur për çdo çështje të ndryshme përveç kësaj.  

"E vetmja ngjarje për të cilën unë nuk kam parë asnjë mikrofon është vrasja e Artan Santos. Vetëm për këtë gjë nuk kam parë asnjë informacion. Vetëm për pronarin e bankës nuk ka thënë asgjë, për gjithçka tjetër ka folur, ka folur edhe për ato që ka pasur me të dëgjuar," tha Hoxha.

 

Sondazh

Poll