Politike

Vdekja e ish-presidentit/ Sot Ditë Zie kombëtare, zhvillohet ceremonia zyrtare e homazheve

Ceremonia zyrtare e homazheve të organizohet nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës. Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për vitin 2022.

2 Qershor 2022, 07:37 Nga DOSJA
Vdekja e ish-presidentit/ Sot Ditë Zie kombëtare, zhvillohet ceremonia
Bujar Nishani

TIRANË- Përgjatë 2 orëve, në Presidencë, miq, kolegë dhe familjarë i dhanë lamtumirën e fundit Bujar Nishanit, ku ai mbajti postin e kreut të shtetit për 5 vjet. I mbështjellë me flamurin kombëtar, e me karafila të bardhë, i mbajtur nga trupa ceremoniale e gardës e veshur me të kuqe, arkëmorti i ish-presidentit të Republikës Bujar Nishani u përcoll për në varrezat e Sharrës.

I pari që kreu homazhe në nderim të Nishanit ishte presidenti i vendit Ilir Meta, i cili u shoqërua nga vajza e tij Bora Meta, ndërsa sërish të ndarë shkuan demokratët, Sali Berisha dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, ndërsa grupi mbështetës i Enkelejd Alibeajt. Po ashtu, homazhe në Presidencë kryen edhe socialistët, ata të vjetrit e të rinjtë, ndërsa mungoi vetëm kryeministri Edi Rama për shkak të axhendës, pasi ndodhej në SHBA.

E po ashtu, nuk u pa as ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mbërriti në Presidencë dhe kreu homazhe për ish-Presidentin Bujar Nishani, ndërsa ceremoni mori pjesë dhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim. Po kështu dhe kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla. Ish-Presidenti i gjashtë i Shqipërisë, Bujar Nishani, ndërroi jetë 3 ditë më parë, pasi prej javësh ishte i shtruar në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i kishte lënë në organizëm.

Sondazh

Poll