Politike

Meta takohet një përfaqësi të komunitetit shqiptaro-amerikan: Shprehën ngushëllimet për Nishanin 

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se ata kanë ardhur në Tiranë për të bërë homazhe për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani.

1 Qershor 2022, 21:12 Nga DOSJA
Meta takohet një përfaqësi të
Foto nga takimi

TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me një përfaqësi të komunitetit shqiptaro-amerikan. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se ata kanë ardhur në Tiranë për të bërë homazhe për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani.

Postimi i Plotë:

Mirëprita sot në një takim vëllazëror një përfaqësi të nderuar të komunitetit shqiptaro-amerikan, të kryesuar nga veprimtari i njohur i çështjes shqiptare, Harry Bajraktari, që kanë ardhur në Tiranë për të bërë homazhe dhe shprehur ngushëllimet në emër të diasporës tonë në SHBA për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Nishani. I falenderova me mirënjohje për respektin e tyre ndaj veprës dhe figurës së ish-Presidentit Nishani dhe ndamë të njëjtin vlerësim për kontributin e Tij të vyer në mbështetjen e pakursyer për diasporën shqiptare në SHBA, si dhe për angazhimin e palodhur në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll