Politike

Deklarata e Felajt, Berisha: Akti më i rëndë pas dorëzimit të Kosovës tek serbët nga Enver Hoxha

Një akt anti-shqiptar sipas Berishës.

1 Qershor 2022, 19:55 Nga DOSJA
Deklarata e Felajt, Berisha: Akti më i rëndë pas dorëzimit
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka konsideruar një akt mjaft të rëndë mohimin e genocidit serb në Kosovë. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ky është akti ndërkobmëtar më i rëndë i ndpdhur pas dorëzimit të Kosovës në duart e Serbisë nga Enver Hoxha.

Postimi i plotë:

Kryetari i PD, Sali Berisha: Rama mohon genocidin serb ne Kosove! Akt antishqiptar ndaj 10 mije shqiptareve qe u vrane dhe u masakruan nga serbet. Refuzimi i rezolutes tone per denimin e genocidit serb ne Kosove nga vasal i Vuçiçit Edi Rama per shkak te Ballkanit te Hapur eshte akti antikombetar me i rende pas dorezimit te Kosoves tek serbet nga Enver Hoxha. Ky akt antishqiptar eshte perdhosje e shpirtrave te 10 mije shqiptareve qe u vrane dhe masakruan vetem ne plojen e fundit te Beogradit ne Kosove. Mohimi i genocidit eshte krim i shemtuar. sb

Reagimi i Berishës vjen pas deklaratës së Ermonela Felajt, e cila tha se genocide serb nuk njihet në Kuvendin e Shqipërisë pasi është kundër Open Balkan.

Sondazh

Poll