Politike

Deklarata e Putinit për Kosovën/ Ferit Hoxha: Zero ngjashmëri me Ukrainën!

Ambasadori i Shqipërisë shtoi se Kosova nuk diskuton më për pavarësinë e vendit dhe se i ka ndëruar të gjitha institucionet.

1 Qershor 2022, 19:31 Nga DOSJA
Deklarata e Putinit për Kosovën/ Ferit Hoxha: Zero ngjashmëri me
Ferit Hoxha

TIRANË- Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha komentoi deklaratën e Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, i cili përmendi rastin e Kosovës për të legjitimuar luftën në Ukrainë dhe të drejtën e rajonit lindor të Donbas për të qenë i pavarur. Nga OKB-ja, Hoxha tha se nuk ka asnjë ngjashmëri mes Kosovës e Ukrainës. Ambasadori i Shqipërisë shtoi se Kosova nuk diskuton më për pavarësinë e vendit dhe se i ka ndëruar të gjitha institucionet.

“Duhet ta theksoj dhe njëherë se nuk ka asnjë ngjashmëri mes dy vendeve. Për hir të së vërtetës nuk ka asnjë ngjashmëri mes historisë në Kosovë dhe ndonjë vendi tjetër. Kosova nuk është më një çështje për paqen që duhet diskutuar, sepse sot është një shtet i ndërtuar me të gjitha institucionet dhe po zhvillohet me shpejtësi. Nuk e kemi harruar çfarë ka ndodhur, por po ecim përpara. Nuk do të ngecim në të shkuarën,”- tha Hoxha ndër të tjera.

Çfarë tha Putin?

Në një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në Moskë, Putin ka thënë se republikat e Donbasit kanë vepruar njësoj si Kosova me shpalljen e pavarësisë.

“Është fakt që shumë shtete perëndimore e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur. Ne e kemi bërë të njëjtën gjë me republikat e Donbasit”, ka thënë Putin.

Sondazh

Poll