Politike

Çmimi i naftës në Shqipëri, Vasili: Kriminale, në Maqedoninë e Veriut është vetëm 185 lekë/litri

Sipas Vasilit, kjo rritje çmimesh shërben vetëm për të mbushur xhepat e qeveritarëve dhe të oligarkëve.

1 Qershor 2022, 20:03 Nga DOSJA
Çmimi i naftës në Shqipëri, Vasili: Kriminale, në
Petrit Vasili

TIRANË- Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e quan kriminale rritjen e çmimeve në Shqipëri. Në një postim në Facebook, Vasili i krahason me ato të karburanteve në Maqedoninë e Veriut kur janë thuajse sa gjysma e asaj që paguajnë shqiptarët. Sipas Vasilit, kjo rritje çmimesh shërben vetëm për të mbushur xhepat e qeveritarëve dhe të oligarkëve.

Postimi i Vasilit:

ÇMIM KRIMINAL I NAFTES 248 LEKE !! Ne MAQEDONI ne kete moment çmimi i naftes eshte vetem 1850 leke te vjetra. Ne SHQIPERI Bordi i Hajduterise e ka vendosur 2480 leke te vjetra litri. Cmimi Naftes ne Shqiperi eshte 26% me i larte. Parlamenti rilindas bashke me qeverine grabitqare bllokojne me muaj te tere Projektligjin e paraqitur nga LSI per uljen e cmimit te Naftes. Qeveria dhe oligarket po mbushin xhepat pa meshire me varferine e popullit. P.S Foto ne Maqedoni eshte e pak minutave me pare pikerisht ne ora 19.16.

Sot, Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta të shitet me 248 lekë/litri, benzina me 244 lekë/litri, ndërsa gazi të jetë 90 lekë/litri. Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët paguajnë vetëm 1.54 euro për një litër naftë.

Sondazh

Poll