Sport

Tite vlerëson: "Son është lojtari perfekt: ai kombinon teknikën dhe qëndrueshmërinë"

Trajneri i seleçaos nuk e përjashtoi aktivizimin Neymarin, në miqësoren e nesërme mes Brazilit dhe Koresë së Jugut

1 Qershor 2022, 15:29 Nga DOSJA

Tite vlerëson: "Son është lojtari perfekt: ai kombinon

KOREJA E JUGUT - Trajneri i Brazilit, Tite e ka përshkruar sulmuesin e Koresë së Jugut që luan për Tottenham, Son Heung-min, si një lojtar "perfekt" dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë për ta aktivizuar edhe Neymar për miqësoren mes Brazilit dhe Koresë, pavarësisht faktit se sulmuesi i PSG-së është i dëmtuar nga stërvitjet të mëparshme.

Tite ka vlerësuar në veçanti cilësinë e “Këpucës së Artë” të Premier League dhe kapitenit të skuadrës aziatike, Son Heung-min, të cilin e përshkroi si një "lojtar perfekt" për "teknikën, rezistencën dhe forcën mendore". "Nuk është rastësi që ai ka fituar “Këpucën e Artë” këtë vit. Është diçka shumë e vështirë në futbollin profesionist dhe një gjë që ai e ka arritur me shumë meritë,"- tha ai për lojtarin e Tottenham.

Ai iu referua edhe Neymarit, i cili ndezi alarmet te 'seleçao', pasi u vërejt duke çaluar mes gjesteve të dhimbjeve nga séance stërvitore, e zhvilluar këtë të mërkurë në stadiumin e Seulit. Megjithatë, nga tekniku brazilian u shpjegua, se ylli i Paris Saint-Germain do të qëndrojë nën vëzhgim deri të enjten, nëse do të jetë i disponueshëm për miqësoren e 2 qershorit ndaj Koresë së Jugut.

Tite vlerëson: "Son është lojtari perfekt: ai kombinon

"Të gjithë duan të luajnë, por lojtarët rikuperohen secili me një ritëm të ndryshëm,"- tha Tite, kur u pyet në një konferencë shtypi për gjendjen e Neymar dhe për ardhjen e vonuar, një ditë më parë, të lojtarëve që luajtën finalen e Champions League.

Casemiro, Vinicius Junior, Rodrygo Goes, Fabinho dhe Alisson Becker ishin të fundit që iu bashkuan grumbullimit në Korenë e Jugut të skuadrës braziliane, e cila pas miqësores së tyre në Seul, do të udhëtojnë drejt Japonisë për t'u përballur me skuadrën japoneze të hënën e ardhshme, në përgatitje përpara Kupës së Botës në Katar.

Tite pohoi, se skuadra braziliane që do të shihet në Katar "do të varet nga mënyra se si përgatitet në këto ndeshje" dhe tha se lojtarët e tij "duhet të tregojnë talentin e tyre në fushë dhe të bëjnë gjërat ashtu siç kërkon stafi trajner prej tyre".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll