Sport

Vrioni theu rekordin e Salihit në Austri, sulmuesi ka një tjetër objektiv: Do të vazhdoj të punoj

Shqipëria po vijon përgatitjet në kuadrin e kualifikueseve të para të Nations League.Sikurse dihet, kalendari na vendos përballë Islandës në transfertë, më 6 qershor, dhe Izraelit në “Arena Kombëtare” më10 qershor

1 Qershor 2022, 13:46 Nga DOSJA

Vrioni theu rekordin e Salihit në Austri, sulmuesi ka një tjetër

SHQIPËRI- Shqipëria po vijon përgatitjet në kuadrin e kualifikueseve të para të Nations League.Sikurse dihet, kalendari na vendos përballë Islandës në transfertë, më 6 qershor, dhe Izraelit në “Arena Kombëtare” më10 qershor.

Giacomo Vrioni është bashkuar ditën e djeshme me ekipin Kombëtar, teksa do të nisë menjëherë përgatitjet me grupin kuqezi. Titullar ose jo në përballjet ndaj Islandës dhe Izraelit, konkurenca e lartë në kombëtare si dhe pika e fortë e skuadrës kuqezi, Giacomo Vrioni i jep përgjigje të gjitha pyetjeve.

“Titullar? Atë e di trajneri, unë di vetëm që do të vazhdoj të punoj edhe pse kalova një sezon shumë të rëndësishëm, sërisht është zgjedhje e trajnerit. Rekordi i Salihit? Nëse trajneri më jep mundësinë, është normale, sepse jemi sulmues dhe kërkojmë golat dhe atë do të provojmë. Konkurenca në Kombëtare është e vështirë.

Ne do të mendojmë vetëm të bëjmë më të mirën në stërvitje dhe siç thashë më parë, zgjedhja i përket trajnerit. Kur luan në Nations League nuk ka ekip më të vështirë, ekip më të fortë, janë të gjithë në nivelin tonë dhe ne do punojmë që të marrim 3 pikë në Islandë dhe në Shqipëri me Izraelin.” Përfundoi Vrioni.

E.Ç (Dosja.al)

 

370552

Sondazh

Poll