Sport

Veseli nuk i frikësohet Islandës dhe Izraelit, komenti i mbrojtësit: Jemi favoritë për kokë grupi

Në muajin qershor Shqipëria  shënon startin e një fushate të re kualifikuese për Kombëtaren.

1 Qershor 2022, 13:38 Nga DOSJA

Veseli nuk i frikësohet Islandës dhe Izraelit, komenti i

SHQIPËRI- Në muajin qershor Shqipëria  shënon startin e një fushate të re kualifikuese për Kombëtaren. Kështu, më 6 dhe 10 qershor do të zhvillojmë dy sfidat e para të Nations League ndaj Islandës në transfertë dhe Izraelit në Tiranë.  Mbrojtësi i Kombëtares, Frederic Veseli shprehet se skuadra ka punuar intensivisht që prej ditës së parë për të përgatitur këto sfida, jo vetëm nga ana fizike, por edhe nga ajo mentale.

“E kemi përgatitur mirë. E kemi nisur me stërvitje intensive që nga dita e parë dhe jemi përgatitur shumë në fushë. Synimi ynë është të bëjmë ndeshje të mira me Kombëtare dhe të fitojmë. Pr mendimin tim dhe të skuadrës jemi favoritë. Por varet se çfarë mendojnë edhe skuadrat e tjera.

Ne shpirtërisht mendojmë se kemi çdo mundësi të fitojmë dhe mund ta konfirmoj se kemi vullnetin jo 100, por 200% për të dhënë maksimumin dhe për të arritur vendin e parë për të kaluar në Ligën A ku kemi kundërshtarë shumë të fortë. Edhe si eksperiencë personale për çdo lojtar edhe si eksperiencë për grupin dhe për tifozët tanë që na shikojnë, pse jo të shohin ndeshje kundër skuadrave shumë të forta dhe me nivel shumë të lartë.” Përfundoi Veseli.

E.Ç (Dosja.al)

49938 5971

Sondazh

Poll