Sport

Partizani e nis merkaton me drejtorin e ri sportiv, zbulohet kush do e mbulojë këtë pozicion

-Partizani ka prezantuar ditën e sotme drejtorin e ri sportiv. Elton Marini do të mbulojë këtë pozicion.

1 Qershor 2022, 13:24 Nga DOSJA

Partizani e nis merkaton me drejtorin e ri sportiv, zbulohet kush do e

TIRANË-Partizani ka prezantuar ditën e sotme drejtorin e ri sportiv. Elton Marini do të mbulojë këtë pozicion. Kohët e fundit emra si Matko Djarmati, Haris Fakic apo Edmond Haxhiu ishin përfolur për drejtorin sportiv, por presidenti Gazmend Demi zgjodhi një emër që është i njohur në ambjentin e kuq, pasi më përpara është aktivizuar si futbollist profesionist për katër vjet, por edhe në rolin e agjentit duke sjellur në skuadër emra si Kaleb Ekuban apo Xhuliano Skuka.

Tani puna e Elton Marinit është të bindë lojtarë si Stenio Junior apo Belica për të rinovuar, por edhe për të sjellë në skuadër elementët më të mirë për Dritan Mehmetin për t’u prezantuar sa më denjësisht në Conference League.

E.Ç (Dosja.al)

23039

Sondazh

Poll