Bota

Japonia do të miratojë pilulën e abortit, do të kërkohet aprovimi i partnerit

Sipas ligjit japonez të vitit 1948 për mbrojtjen e nënës, tashmë kërkohet miratimi për abortet kirurgjikale me shumë pak përjashtime

31 Maj 2022, 13:08 Nga DOSJA
Japonia do të miratojë pilulën e abortit, do të
Foto Ilustruese

JAPONI-Gratë në Japoni mund të detyrohen të kërkojnë, aprovimin e partnerit të tyre përpara se t'u përshkruhet pilula e abortit, e cila thuhet se do të miratohet në fund të këtij viti tre dekada pasi u bë e disponueshme për gratë në Mbretërin e Bashkuar.

Sipas ligjit japonez të vitit 1948 për mbrojtjen e nënës, tashmë kërkohet miratimi për abortet kirurgjikale me shumë pak përjashtime, një politikë që aktivistët thonë se shkel të drejtat riprodhuese të grave .

"Në parim ne besojmë se aprovimi i bashkëshortit është i nevojshëm, edhe nëse një abort shkaktohet nga një mjekim oral”, tha Yasuhiro Hashimoto, një zyrtar i lartë i ministrisë së shëndetësisë, në një komision parlamentar në fillim të këtij muaji.

Sipas The Guardian, mediat japoneze kanë raportuar gjithashtu raste në të cilat mjekët refuzuan të miratonin një abort për gratë që ishin sulmuar seksualisht, duke detyruar zyrtarët e ministrisë së shëndetësisë t'i shkruanin Shoqatës Mjekësore të Japonisë.

Aktivistët për abort të sigurt kanë paralajmëruar se pilula e abortit, e cila nuk do të mbulohet nga sigurimi shëndetësor kombëtar, do të jetë shumë e shtrenjtë për shumë gra.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll