Bota

"Dhuna me armë vazhdon të rritet", Trudeau propozon ligjin për ndalimit total të shitblerjes së armëve

Propozimi i Trudeau vjen disa ditë pas një sulmi me armë në një shkollë fillore në Teksas, në Shtetet e Bashkuara fqinje, ku u vranë 21 persona.

31 Maj 2022, 12:41 Nga DOSJA
"Dhuna me armë vazhdon të rritet", Trudeau propozon ligjin
Justin Trudeau

KANADA- Kanadaja duhet të vendosë një ndalim total për blerjen dhe shitjen e të gjitha armëve, ka thënë kryeministri Justin Trudeau. Qeveria e tij po propozon një ligj të ri që do të ngrijë pronësinë private të të gjitha armëve të zjarrit me tytë të shkurtër.

Sipas BBC, legjislacioni nuk do të ndalonte plotësisht pronësinë e armëve, por do ta bënte të paligjshme blerjen e tyre. Propozimi i Trudeau vjen disa ditë pas një sulmi me armë në një shkollë fillore në Teksas, në Shtetet e Bashkuara fqinje, ku u vranë 21 persona.

Projektligji, i cili u paraqit në parlamentin e Kanadasë të hënën, e bën të pamundur blerjen, shitjen, transferimin ose importin e armëve kudo në vend.

"Përveç përdorimit të armëve të zjarrit për të shtëna sportive dhe gjueti, nuk ka asnjë arsye që dikush në Kanada të ketë nevojë për armë në jetën e tij të përditshme. Ndërsa shohim se dhuna me armë vazhdon të rritet, është detyra jonë të vazhdojmë të ndërmarrim veprime," u tha Trudeau gazetarëve.

Kjo shënon përpjekjen më ambicioze të qeverisë së tij për të kufizuar aksesin te armët e zjarrit. Projektligji do të kërkonte gjithashtu që karikatorët e pushkëve të rikonfiguroheshin në mënyrë që të mund të mbajnë jo më shumë se pesë fishekë në të njëjtën kohë. Dhe do t'u hiqte licencat e armëve të zjarrit pronarëve të armëve të përfshirë në dhunë në familje ose ngacmime kriminale.

Ndryshe nga SHBA, zotërimi i armëve nuk është i sanksionuar në kushtetutën e Kanadasë, por armët e zjarrit janë ende të njohura, veçanërisht në pjesët rurale të vendit. Kanadaja tashmë ka rregulla më të rrepta për zotërimin e armëve sesa fqinji i saj jugor dhe regjistron më pak incidente me armë zjarri çdo vit.

Në prill të vitit 2020, një person i armatosur i paraqitur si oficer policie vrau 22 persona gjatë të shtënave në Nova Scotia, më vdekjeprurësit në historinë e Kanadasë.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll

Bota 31 Maj 2022, 10:30

Tkurret ekonomia franceze

Foto ilustruese Ekonomia e Francës është tkurrur në çerekun e parë të vitit, pasi familjet kanë shpenzuar më...