Bota

Shembja e ndërtesës në Iran, protestuesit akuzojnë qeverinë

Trembëdhjetë persona, duke përfshirë kryetarin e bashkisë, dy ish-kryebashkiakë dhe kontraktorin e ndërtesës janë arrestuar për shembjene ndërtesës.

31 Maj 2022, 13:17 Nga DOSJA
Shembja e ndërtesës në Iran, protestuesit akuzojnë
Ndërtesa e shembur

IRAN- Protestat kundër autoriteteve në Iran pas shembjes vdekjeprurëse të ndërtesës po vazhdojnë një javë pas incidentit. Demonstruesit e zemëruar kanë dalë në rrugë çdo natë në të gjithë provincën Khuzestan, ku ndërtesa e papërfunduar u rrëzua të hënën e kaluar.

Sipas BBC, agjencia shtetërore e lajmeve në Irna  ka njoftuar se numri i të vdekurve u rrit në 34, ndërkohë që katër persona janë ende të zhdukur. Trembëdhjetë persona, duke përfshirë kryetarin e bashkisë, dy ish-kryebashkiakë dhe kontraktorin e ndërtesës janë arrestuar për shembjene ndërtesës.

Megjithatë protestuesit fajësojnë autoritetet duke i akuzuar për neglizhencë dhe korrupsion. Demonstrata janë mbajtur edhe në pjesë të tjera të Iranit, me thirrjet "Vdekje Khamenei!"

Policia ka përdorur forcë kundër protestuesve atje dhe një video e paverifikuar gjithashtu supozohej të tregonte dhunën midis policisë dhe demonstruesve.

Incidenti ka ngritur pikëpyetje në lidhje me standardet e sigurisë së ndërtesave në vend. Gjatë luftës Irak-Iran të viteve 1980, rajoni u përball me një shkatërrim të madh dhe shumë nga projektet për rindërtimin e zonës u kritikuan për praktikat e dobëta të ndërtimit.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll