Bota

Iu refuzua hyrja në SHBA, qeveria e Kosovës sqaron se ku do të shkojnë afganët e strehuar në kamp

Kjo është përgjigja e dhënë nga qeveria e Kosovës në lidhje me refuzimin e disa afganëve për t’u strehuar në SHBA.

31 Maj 2022, 12:28 Nga DOSJA
Iu refuzua hyrja në SHBA, qeveria e Kosovës sqaron se ku do të
Afganet ne Kosove

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka njoftuar se afganët të cilën janë strehuar në Kosovë dhe nuk plotësojnë kriteret për t'u futur në SHBA, do të transferohen drejt vendeve të treta.

Kjo është përgjigja e dhënë nga qeveria e Kosovës në lidhje me refuzimin e disa afganëve për t’u strehuar në SHBA.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës na ka siguruar se nëse afganët në Liya nuk janë në gjendje të kalojnë kriteret e verifikimit, Shtetet e Bashkuara do të punojnë për të identifikuar vendet e treta që kanë vullnet t’i pranojnë ata, bazuar në preferencat e qytetarëve afganë”, thuhet nga qeveria e Kosovës.

Autoritetet sqarojnë se nëse ndonjë nga afganët dëshiron të kthehet vullnetarisht në Afganistan, Shtetet e Bashkuara do t'i ndihmojnë për plotësimin e kërkesës së tyre.

Sipas qeverisë së Kosovës deri më tani janë larguar nga ‘Kampi Lyia’ drejt SHBA-së 600 afganë.

“Një shumicë dërrmuese e mysafirëve të përkohshëm në Kampin Liya në Kosovë i kanë kaluar tashmë të gjitha kriteret e sigurisë dhe verifikimit të SHBA-së. Partnerët tanë amerikanë po punojnë me zell për të plotësuar të gjitha kriteret mjekësore dhe të sigurisë për numrin e vogël të mysafirëve të mbetur në këtë kamp brenda afatit kohore prej 365 ditëve për të cilën jemi dakorduar”, thuhet nga qeveria.

Afganët që plotësojnë kriteret do të vazhdojnë të nisen nga Kosova për në SHBA pasi të kenë marrë certifikatat e nevojshme mjekësore. Edhe në Shqipëri të ardhurit nga Afganistani po vijojnë të largohen, nga 27 gushti ku kanë ardhur 2400 refugjatë 1000 janë larguar.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll

Bota 31 Maj 2022, 10:30

Tkurret ekonomia franceze

Foto ilustruese Ekonomia e Francës është tkurrur në çerekun e parë të vitit, pasi familjet kanë shpenzuar më...