Bota

"Po cënohet stabiliteti në Mesdhe", Mitsotakis takohet me Scholz, e informon për tensionet me Turqinë

Kryeministri grek iu referua veçanërisht tensionit në rritje që është ngritur në rajon pas sfidave në takimin e parë që pati me kancelarin e sapozgjedhur të Gjermanisë.

31 Maj 2022, 12:54 Nga DOSJA
"Po cënohet stabiliteti në Mesdhe", Mitsotakis takohet me
Mitsotakis dhe Scholz

BRUKSEL- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë Samitit të Bashkimit Europian në Bruksel ka zhvilluar një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz ku e informoi për veprimet provokuese të Turqisë në rajonin e Mesdheut Lindor.

Sipas mediave vendase, kryeministri grek iu referua veçanërisht tensionit në rritje që është ngritur në rajon pas sfidave në takimin e parë që pati me kancelarin e sapozgjedhur të Gjermanisë.

Sipas burimeve qeveritare, Mitsotakis e informoi kancelarin gjerman në detaje për provokimin turk, pra shkeljet dhe fluturimet e avionëve turk, por edhe për retorikën agresive të vendit fqinj, e cila cënon stabilitetin në mesdhe.

Në fakt, sipas informacioneve, Mitsotakis i ka treguar Scholz-it hartën e “atdheut blu” dhe ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë, që do të thotë të largohet nga logjika e distancave të barabarta. Është e qartë se Athinës nuk i ka pëlqyer logjika e distancave të barabarta të miratuar nga zëvendës zëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffman, duke u kërkuar dy vendeve që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre me dialog.

Të dy liderët diskutuan gjithashtu mbështetjen për Ukrainën dhe krizën energjetike në një takim që zgjati 45 minuta.

Raporti i kryeministrit vjen pas provokimeve të vazhdueshme të Turqisë si nëpërmjet presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ashtu edhe ministrave të tij. Kujtohet se presidenti turk ka sqaruar së fundmi se Kyriakos Mitsotakis nuk do të jetë më bashkëbiseduesi i tij, sidomos pas vizitës së kryeministrit në SHBA dhe fjalimit të tij në Kongresin Amerikan.

Kreshendoja e sfidave kulmoi mëngjesin e së martës, kur në një intervistë për Anadolu, ministri i jashtëm turk Mevlüt Tsavusoglu kërkoi çmilitarizimin e ishujve lindorë të Egjeut, duke theksuar se Turqia do të ngrejë çështjen e sovranitetit grek mbi ishujt, gjë që nuk përputhet me traktatet ndërkombëtare.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll