Bota

37-vjeçari dhuronte spermë për gratë lezbike, u fshehu sëmundjen e tij gjenetike

Veprimet e McDougall u zbuluan në gjykatë, ku ai apeloi për qasje prindërore për katër nga 15 fëmijët e lindur nga dhurimet e tij

31 Maj 2022, 12:25 Nga DOSJA
37-vjeçari dhuronte spermë për gratë lezbike, u fshehu
James McDougall

BRITANI E MADHE- Një dhurues sperme,37-vjeç i identifikuar si James McDougall, u ofronte shërbime përmes mediave sociale grave lezbike që donin të bëheshin nëna, u ka fshehur një fakt shumë të rëndësishëm. Ai vuan nga Sindroma “Fragile X”, një sëmundje e pakurueshme gjenetike që trashëgohet.

Sipas Dailymail, McDougall është regjistruar nëpër marrëveshje private të dhurimit të spermës, edhe pse e dinte që vuan nga një çrregullim që trashëgon te pasardhësit e tij një koeficient të ulët inteligjence, probleme me zhvillimin dhe vështirësi të tjera që nuk mund të kurohen.

Veprimet e McDougall u zbuluan në gjykatë, ku ai apeloi për qasje prindërore për katër nga 15 fëmijët e lindur nga dhurimet e tij.

McDougall në disa raste kishte nënshkruar dokumente ku thuhej se nuk do të kërkonte asnjë kontakt me fëmijët e lindur nëpërmjet dhurimit, më pas ai paraqiti një kërkesë për kujdes prindëror, duke kërkuar që të lejohej të kalonte kohë me katër prej fëmijëve të tij.

Gjykata vendosi në dijeni këto gra, gjitjashtu u vendos që emri i tij të bëhet publik në mënyrë që të mos ketë më mundësi të fshehë të vërtetën.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll