Bota

Ukraina kritikon Perëndimin për sanksionet dhe furnizimet me armë: Keni vepruar shumë ngadalë

Ihor Zhovkva tha se ritmi i sanksioneve ndaj Rusisë deri më tani ka qenë shumë i ngadaltë dhe Ukraina nuk është e kënaqur me shpejtësinë me të cilën armët u dërgoheshin atyre.

31 Maj 2022, 12:28 Nga DOSJA
Ukraina kritikon Perëndimin për sanksionet dhe furnizimet me
Lufta ukrainë-rusi

UKRAINË- Nënkryetari i zyrës së Presidentit Volodymyr Zelenskyy, Ihor Zhovkvaka thënë se vala e fundit e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë nga BE-ja "nuk janë të mjaftueshme".

Sipas Sky News, në një fjalim sot në Madrid, Ihor Zhovkva tha se ritmi i sanksioneve ndaj Rusisë deri më tani ka qenë shumë i ngadaltë dhe Ukraina nuk është e kënaqur me shpejtësinë me të cilën armët u dërgoheshin atyre.

"Nëse më pyesni mua, unë do të thoja shumë ngadalë, shumë vonë dhe definitivisht jo mjaftueshëm. Ukraina nuk është gjithashtu e kënaqur me ritmin e dërgesave të armëve nga Perëndimi. Padyshim që nuk jemi të kënaqur. Po të ishim të kënaqur, do të kishim filluar menjëherë çlirimin e Mariupolit dhe do të kishim hedhur forcat ruse nga Donbasi. Ne besojmë në premtime”-tha ai.

Mbrëmë, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, tha se ishte arritur një marrëveshje për ndalimin e naftës ruse në BE. Ai tha se kjo do të ndikonte menjëherë në 75% të importeve të naftës nga Rusia dhe do të ndërpresë "një burim të madh financimi për makinën e saj të luftës".

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll

Bota 31 Maj 2022, 10:30

Tkurret ekonomia franceze

Foto ilustruese Ekonomia e Francës është tkurrur në çerekun e parë të vitit, pasi familjet kanë shpenzuar më...