Bota

LUFTA/ BE miraton paketën e sanksioneve ndaj Rusisë. Lavrov në Turqi për hapjen e korridorëve të grurit

Nga ana tjetër Gazprom tashmë ka njoftuar pezullimin e furnizimet me gaz në Holandë për shkak se kjo e fundit e refuzoi pagesën me rubla. 

31 Maj 2022, 11:23 Nga DOSJA
LUFTA/ BE miraton paketën e sanksioneve ndaj Rusisë. Lavrov në
Lufta në Ukrainë

UKRAINË- Lufta në Ukrainë hyn sot në ditën e 97-të. Udhëheqësit e Bashkimit Europian ranë dakord të hënën të ndalojnë shumicën e importeve të naftës ruse si pjesë e një pakete të re sanksionesh kundër Moskës. 

Von der Leyen tha gjithashtu se liderët e BE-së ranë dakord të heqin Sberbank, bankën më të madhe të Rusisë, nga rrjeti SWIFT. Ajo shtoi se do të kishte një pezullim të transmetimit të tre mediave të tjera shtetërore ruse në BE, por nuk specifikoi se cilët transmetues do të pezulloheshin.

Kjo vjen ndërkohë që sulmet në Ukrainën lindore janë shtuar dhe forcat ruse po përpiqen të rrethojnë trupat ukrainase në zonat Lysychansk dhe Severodonetsk të Luhanskut.

Nga ana tjetër Gazprom tashmë ka njoftuar pezullimin e furnizimet me gaz në Holandë për shkak se kjo e fundit e refuzoi pagesën me rubla. 

Ministri i jashtëm Lavrov do të shkojë në Turqi më 8 qershor për të "diskutuar korridoret e sigurta" pasi ditën e hënë presidenti turk Rexhep Taiyp Erdogan kërkoi krijimin e këtyre korridorëve të sigurta për eksportin e produkteve bujqësore. 

Ministri i Jashtëm i ukrainës Dmytro Kuleba ka deklaruar se zgjidhja më e mirë për eksportimin e grurit ukrainas është "nisja e një operacioni ndërkombëtar në Detin e Zi me ndihmën e vendeve mike të gatshme të dërgojnë anijet e tyre për të pastruar ujërat dhe për të shoqëruar kalimin e ngarkesave".

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll

Bota 31 Maj 2022, 10:30

Tkurret ekonomia franceze

Foto ilustruese Ekonomia e Francës është tkurrur në çerekun e parë të vitit, pasi familjet kanë shpenzuar më...

Bota 31 Maj 2022, 09:35

Gazpromi ndërpret furnizimin e Holandës

Foto ilustruese Koncerni holandez i furnizimeve me energji Gasterra njoftoi se koncerni rus i energjisë Gazprom ka ndërprerë furnizimin me g...