Bota

Vuçiç bën betimin: Sa të jem President Kosova do mbetet Serbi

Me dorën e djathtë mbi Kushtetutë, Vuçiç u betua se Kosova do të mbetet Serbi.

31 Maj 2022, 12:07 Nga DOSJA
Vuçiç bën betimin: Sa të jem President Kosova do mbetet
Aleksander Vucic

SERBI- Aleksandër Vuçiç është betuar si president i Serbisë, duke filluar mandatin e tij të dytë presidencial, pas zgjedhjeve të 3 prillit ku fitoi raundin e parë të zgjedhjeve të rregullta presidenciale me 58,59 për qind të votave të përgjithshme.

Duke mbajtur dorën e djathtë mbi Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Miroslavit, Vuçiç bëri edhe betimin pjesë e së cilës përfshiu edhe Kosovën.

“Betohem se do t’i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse të saj, si dhe ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe Ligjet, duke ruajtur paqen dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve'- shkruan Alo.rs.

Po ashtu ai preku edhe çështjen e luftës në Ukrainë e cila sipas tij është një pikë kthese në marëdhëniet ndërkombëtare.

'Sulmi ndaj Ukrainës është një pikë kthese në marrëdhëniet ndërkombëtare. Rusia donte të parandalonte zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s, Kina donte autonomi pa ndikimin e të tjerëve, Shtetet e Bashkuara donin të ruanin pozicionin e saj në botë. Është e vërtetë se sulmi ndaj Ukrainës ka shkelur të drejtën publike ndërkombëtare - theksoi Vuçic.'- tha ai. 

Më pas ai e përmbylli betimin e tij duke thënë 'Rroftë Serbia' e më pas u duartrokit nga të pranishmit. Ai më pas tregoi se cilat do të jenë prioritetet e udhëheqjes së tij.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll

Bota 31 Maj 2022, 10:30

Tkurret ekonomia franceze

Foto ilustruese Ekonomia e Francës është tkurrur në çerekun e parë të vitit, pasi familjet kanë shpenzuar më...