Bota

Raportuesja e Parlamentit Europian viziton sot Kosovën

Viola von Cramon, do të marrë pjesë në Ditët e Konferencës së KSDW deri në datë 2 qershor, e cila në fokus ka Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

31 Maj 2022, 10:45 Nga DOSJA
Raportuesja e Parlamentit Europian viziton sot Kosovën
Viola von Cramon

KOSOVË-Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon do të shkojë sot për vizitë në Prishtinë. Viola von Cramon, dje ka vizituar Serbinë, ku është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sipas mediave të huaja, Von Cramon tha se respektimi i të drejtave të serbëve në Kosovë është në interes të Bashkimit Europian dhe Parlamentit Europian.

"Në situatën aktuale të vështirë gjeopolitike, është e nevojshme që të dyja palët të jenë të përgjegjshme dhe të përmbahen nga provokimet”- tha von Cramon.

Viola von Cramon, do të marrë pjesë në Ditët e Konferencës së KSDW deri në datë 2 qershor, e cila në fokus ka Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Në ditët e konferencës, do të marrin pjesë edhe ekspertë vendorë e rajonal, përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare e anëtarë të shoqërisë civile.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll

Bota 31 Maj 2022, 10:30

Tkurret ekonomia franceze

Foto ilustruese Ekonomia e Francës është tkurrur në çerekun e parë të vitit, pasi familjet kanë shpenzuar më...

Bota 31 Maj 2022, 09:35

Gazpromi ndërpret furnizimin e Holandës

Foto ilustruese Koncerni holandez i furnizimeve me energji Gasterra njoftoi se koncerni rus i energjisë Gazprom ka ndërprerë furnizimin me g...