Bota

Tmerr në Serbi! Gruaja vret burrin, i copëton trupin me sharrë, i gatuan organet e brendshme

Punonjësit e policisë që ndodheshin në vendin e krimit, treguan skenat e frikshme që panë në ambientet e shtëpisë e cila ishte e mbuluar me gjak.

31 Maj 2022, 10:26 Nga DOSJA
Tmerr në Serbi! Gruaja vret burrin, i copëton trupin me sharrë, i
Vrasja në Serbi

SERBI- Një 46-vjeçare në qytetin serb të Zrenjaninit para 15 ditësh vrau burrin e saj, e preu me sharrë elektrike dhe më pas e gatoi. 

Sipas Proto Thema, viktima ishte katër vite më i vogël se 46-vjeçarja. Punonjësit e policisë  që ndodheshin në vendin e krimit, treguan skenat e frikshme që panë në ambientet e shtëpisë e cila ishte e mbuluar me gjak.

Në mediat serbe ka nisur debati se si një grua grua e imët arriti të vriste një burrë të madh dhe të fortë, ta prente dhe më pas t'i gatuante organet. Sipas dëshmitarëve thuhet se ajo i gatoi veshkat, zemrën, organet gjenitale, madje edhe të gjithë këmbën e viktimes.

Shtëpia ku ndodhi krimi është e bllokuar pasi vijojnë hetimet. Fqinjët janë shprehur se nuk e prisnin që kjo gjë të ndodhte pasi 46-vjeçarja ishte një person i qetë dhe nuk shkaktonte asnjë problem në lagje.
Ish-bashkëshorti i 46-vjeçares ka treguar se vrasja mund të ketë ndodhur pasi viktima nuk pranoi në shtëpi dy fëmijët e saj, nga martesa e parë, të cilët i donte shumë.

(j.c)/dosja.al 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Bota 31 Maj 2022, 10:30

Tkurret ekonomia franceze

Foto ilustruese Ekonomia e Francës është tkurrur në çerekun e parë të vitit, pasi familjet kanë shpenzuar më...

Bota 31 Maj 2022, 09:35

Gazpromi ndërpret furnizimin e Holandës

Foto ilustruese Koncerni holandez i furnizimeve me energji Gasterra njoftoi se koncerni rus i energjisë Gazprom ka ndërprerë furnizimin me g...