Bota

Fotot më të fundit nga lufta në Ukrainë

Disa momentet e ngjarjeve të tyre janë shfaqur në këto fotografi.

31 Maj 2022, 10:00 Nga DOSJA
Fotot më të fundit nga lufta në Ukrainë
Foto ilustruese

UKRAINË- Imazhet e mëposhtme janë më të fundit nga lufta në Ukrainë. Disa momentet e ngjarjeve të tyre janë shfaqur në këto fotografi. Një çift ushtarësh shijojnë një moment romantik jashtë detyrës pranë fshatit Stoyanka në Kiev. Një fëmijë që qëndron pranë një makine të dëmtuar shikon një ndërtesë të shkatërruar gjatë sulmeve në Irpin, në periferi të Kievit.

Sipas The Guardian, pamje e një dhome gjumi në bodrumin e një shtëpie ku njerëzit jetojnë për t'u mbrojtur nga bombardimet ruse në Kharkiv.

Banorja e Irpin Kycherenko Valentyna, del nga strehimi i përkohshëm me tendë ku po jeton tani pasi humbi shtëpinë e saj në Irpin.

Dmytro Mosur, 32 vjeç, i cili humbi gruan e tij gjatë bombardimeve në Severodonetsk më 17 maj, mban në dorë vajzat e tij binjake 2-vjeçare teksa presin të evakuohen nga qyteti i Lysychansk, në Ukrainën lindore.

Nje imazh tjetër vjen nga një kishë ortodokse e dëmtuar nga një sulm ushtarak në Sievierodonetsk, rajoni Luhansk. Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 97-të. Ushtria ukrainase ka raportuar përparime gjatë kundërofensive të saj në jug dhe përpjekjet e vazhdueshme për të penguar përparimet ruse në rajonin lindor të Donbasit

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll

Bota 31 Maj 2022, 09:35

Gazpromi ndërpret furnizimin e Holandës

Foto ilustruese Koncerni holandez i furnizimeve me energji Gasterra njoftoi se koncerni rus i energjisë Gazprom ka ndërprerë furnizimin me g...