Politike

Protesta tek Teatri, reagon për herë të parë Erion Veliaj: Tirana do fitojë sërish

24 Korrik 2019, 10:17 Nga DOSJA
Protesta tek Teatri, reagon për herë të parë Erion Veliaj:

TIRANË– Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me protestën që po zhvillojnë artistët dhe opozita tek Teatri Kombëtar.

Në një reagim në mediat sociale, Veliaj shkruan se është një lajm i mirë, që Basha për hërë të parë ka shkuar në Teatër.

Kreu i Bashksië së Tiranës në fund u ka bërë dhe një sfidë aktorëve duke thënë se ai do të fitojë sërish duke nënkuptuar se Teatri do të shembet.  

Lajm i mire qe pas kaq vitesh teater ne politike, LB shkon per here te pare ne Teater – dhe s’besoj tallashi i ngjan ndonje teatri ne Hollande, ku me i fundit eshte Theatre de Stoep! Por si tek Lodrat, Pazari, Bulevardi e Sheshi, Tirana do fitoje serish!”, shkruan Veliaj.

Përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësuesë të PD shkuan në ndihmë të tyre. Artistët ngujohen brenda Teatrit dhe nënshkruajnë një marrëveshje për të mos lejuar shembjen e Teatrit. Basha: Teatri do të shpallet monument kulture.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj lulzim basha ngujimi tek teatri shembja e teatrit kombëtar erion veliaj lulzim basha ngujimi tek teatri shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll