Bota

Kina dërgon 30 aeroplanë luftarakë në zonën ajrore të Tajvanit

Kina ka shpeshtuar veprime të tilla në muajt e fundit, duke thënë se po kryen stërvitje ushtarake.

31 Maj 2022, 09:48 Nga DOSJA
Kina dërgon 30 aeroplanë luftarakë në zonën ajrore
Foto ilustruese

KINË- Tajvani ka thënë se ka aktivizuar aeroplanët luftarakë si shenjë paralajmërimi për 30 aeroplanë luftarakë që ka dërguar Kina në zonën ajrore të mbrojtjes së këtij vendi.

Ky njëherësh shënon inkursionin më të madh prej muajit janar. Për këto zhvillime është raportuar pasi presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar Kinën kundër pushtimit të Tajvanit.

Kina ka shpeshtuar veprime të tilla në muajt e fundit, duke thënë se po kryen stërvitje ushtarake. Mirëpo veprime të tilla kanë zemëruar Tajvanin dhe kanë rritur tensionet në rajon.

Kina e sheh Tajvanin si provincë të shkëputur, të cilën mund ta marrë edhe me forcë nëse është e nevojshme. Analistët kanë thënë më parë se inkursione të tilla janë paralajmërim që Qeveria e Tajvanit të mos marrë hapa drejt shpalljes zyrtare të pavarësisë.

Marrë nga REL.

Sondazh

Poll

Bota 31 Maj 2022, 09:35

Gazpromi ndërpret furnizimin e Holandës

Foto ilustruese Koncerni holandez i furnizimeve me energji Gasterra njoftoi se koncerni rus i energjisë Gazprom ka ndërprerë furnizimin me g...