Bota

Greqia lehtëson masat antiCOVID, nga nesër hiqen maskat në ambientet të mbyllura

Maska nuk do të jetë e detyrueshme në transportin publik ndërqytetës, ku vendet e pasagjerëve janë të numëruara, si në aeroplan.

31 Maj 2022, 09:35 Nga DOSJA

Greqia lehtëson masat antiCOVID, nga nesër hiqen maskat në

GREQI- Pas gati dy vitesh, përdorimi i maskës në ambiente të mbyllura nuk do të jetë më i detyrueshëm, me disa përjashtime.

Sipas mediave të huaja, greqi ka deklaruar se nga data 1 qershor deri në të paktën 15 shtator maska ​​nuk do të jetë e nevojshme për të hyrë në ambientet e brendshme. Përjashtim bëjnë transporti publik urban, metro, autobusë, trolejbusë, tramvaje dhe objektet e kujdesit shëndetësor dhe shtëpitë e pleqve. 

Maska nuk do të jetë e detyrueshme në transportin publik ndërqytetës, ku vendet e pasagjerëve janë të numëruara, si në aeroplan. Sa i përket anijeve, sugjerimi i ekspertëve se çfarë do të zbatohet është në pritje dhe komisioni i ekspertëve do ta shqyrtojë këtë çështje. 

Masa shfuqizohet në shkolla, shkolla profesionale, universitete dhe çdo strukturë tjetër arsimore. Provimet janë një përjashtim, pasi si kandidatët ashtu edhe pjesëmarrësit duhet të mbajnë maskë brenda dhomës. Megjithatë, rekomandimi mbetet për përdorimin e maskës në vende të mbushura me njerëz. 

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll

Bota 31 Maj 2022, 09:35

Gazpromi ndërpret furnizimin e Holandës

Foto ilustruese Koncerni holandez i furnizimeve me energji Gasterra njoftoi se koncerni rus i energjisë Gazprom ka ndërprerë furnizimin me g...