Bota

Këshilli Europian miraton 9 miliardë euro për rindërtimin e Ukrainës

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel ka thënë se Këshilli së bashku me G7 do të vazhdojnë që të ndihmojnë Ukrainën.

31 Maj 2022, 08:58 Nga DOSJA
Këshilli Europian miraton 9 miliardë euro për rindërtimin e
Charles Michel

EUROPË- Këshilli Europian ka thënë se është gati t'i japë Ukrainës 9 miliardë euro për të ndihmuar në rindërtimin e saj të pasluftës.

Sipas The Guardian, presidenti i Këshillit Europian Charles Michel ka thënë se Këshilli së bashku me G7 do të vazhdojnë që të ndihmojnë Ukrainën.

"EUCO është gati t'i japë Ukrainës 9 miliardë euro. Mbështetje e fortë dhe konkrete për rindërtimin e Ukrainës”-tha Michel.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen , shkroi në Tëitter se liderët ranë dakort për paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë.

"Më vjen mirë që sonte liderët ranë dakord në parim për paketën e gjashtë të sanksioneve. Ky është një hap i rëndësishëm përpara. Ne ramë gjithashtu dakord të punojmë për një mekanizëm për t'i ofruar Ukrainës një paketë të re, të jashtëzakonshme ndihme makro-financiare deri në 9 miliardë euro.”-shkruajti ajo.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll