Bota

Dy motra u sulmuan me acid në Napoli, dyshohet se është hakmarrje mes të rinjve

Motra e madhe ka pësuar djegie në faqen dhe krahun e majtë, ndërsa motra e vogël ka pësuar djegie në faqen e djathtë dhe hundën. 

31 Maj 2022, 09:18 Nga DOSJA
Dy motra u sulmuan me acid në Napoli, dyshohet se është hakmarrje
Policia Italiane

ITALI- Dy motra 24 dhe 17 vjeç janë djegur me acid gjatë natës në Napoli. Dy të rejat kanë qenë në rrugë në momentin që disa bashkëmoshatare i janë afruar dhe i kanë hedhur acid. Motrat i thanë policisë që nuk kishte ndonjë arsye se përse ato e bën këtë por në momentin që i lagën me acid ato vrapuan dhe ikën me tre skutera. 

Sipas mediave italiane, dy motrat janë shtruar në spitalin e Cardarelli për djegie në fytyrë dhe krah. Ato fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që do të merren në pyetje nga policia në orët në vijim. 

Motra e madhe ka pësuar djegie në faqen dhe krahun e majtë, ndërsa motra e vogël ka pësuar djegie në faqen e djathtë dhe hundën. Policia dyshon se kjo ngjarje vjen në shenjë hakmarrje mes të rinjve .

Ndërkohë që do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e personave të cilët e kryen këtë krim. Do të shikohen pamjet filmike nga kamerat për rreth rrugës ku ndodhi ngjarja.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll