Bota

Shqiptari habit policinë greke, fsheh kokainën brenda arushit prej pelushi

Pas kontrollit në shtëpinë e 32-vjeçarit në Kaminia, policia gjeti dhe konfiskoi 38 doza kokainë, me peshë totale rreth 17 gram. 

31 Maj 2022, 00:05 Nga DOSJA

Shqiptari habit policinë greke, fsheh kokainën brenda arushit prej

GREQI- Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar së fundmi nga policia greke pasi është kapur me drogë. Mediat greke shkruajnë se lajmin e ka marrë vesh nga roja bregdetare në Heraklion, i cili kishte treguar prej disa ditësh se një 32-vjeçar nga Shqipëria posedonte drogë.

Pas kontrollit në shtëpinë e 32-vjeçarit në Kaminia, policia gjeti dhe konfiskoi 38 doza kokainë, me peshë totale rreth 17 gram. 

Shqiptari e kishte fshehur drogën në një arush pellush, gjë që ua vështirësoi punën efektivëve, por lënda narkotike u zbulua përmes qenve.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll