Bota

Alarm në Greqi/ 'Do hap zjarr', burri i armatosur shfaqet në Monumentin e Ushtarit të Panjohur

Dy grupe të EKAM-it e rrethuan, arritën ta çarmatosnin dhe ta arrestonin.

31 Maj 2022, 07:38 Nga DOSJA
Alarm në Greqi/ 'Do hap zjarr', burri i armatosur shfaqet në
Greqi

GREQI- Autoritetet greke janë alarmuar pasi një person kërcënoi se do të qëllonte me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në orën 3:00 të orëve të para të ditës së sotme. Protothema raporton se një burrë gjysmë i zhveshur është shfaqur duke mbajtur një pankartë përballë monumentit të Ushtarit të Panjohur, duke kërcënuar se do të hapte zjarr.

Burri u shfaq para Parlamentit, duke mbajtur një pankartë ku shkruhej "Mbreti Minos, grusht shteti".

Brenda pak minutash, forcat e policisë u vërsulën drejt Sintagmës, rruga u evakuua dhe pas 90 minutash, burri u arrestua. Dy grupe të EKAM-it e rrethuan, arritën ta çarmatosnin dhe ta arrestonin.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll