Bota

Lufta në Ukrainë, ambasadorja e re e SHBA-së mbërrin në Kiev

The Guardian shkruan se ky është një veprim simbolik pasi SHBA-ja tërhoqi të gjithë diplomatët nga vendi përpara pushtimit rus në shkurt.

30 Maj 2022, 23:02 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, ambasadorja e re e SHBA-së mbërrin në
Bridget Brink

UKRAINË- Ambasadorja e re e SHBA-së në Ukrainë ka mbërritur në Kiev. The Guardian shkruan se ky është një veprim simbolik pasi SHBA-ja tërhoqi të gjithë diplomatët nga vendi përpara pushtimit rus në shkurt.

Një diplomate karriere që shërbeu si ambasadore e SHBA në Sllovaki deri vonë, Bridget Brink u emërua nga presidenti Joe Biden në fund të prillit dhe u konfirmua unanimisht nga Senati i SHBA më 18 maj.

Brink konfirmoi mbërritjen e saj në Kiev me një postim në Twitter duke vënë në dukje se ajo kishte vizituar ministrinë e jashtme për të paraqitur letrat kredenciale. 

"Prioriteti ynë i parë është të ndihmojmë Ukrainën të mbrohet," shkroi ajo .

Ambasada e SHBA evakuoi të gjithë anëtarët e familjes dhe stafin jo thelbësor në janar dhe i zhvendosi operacionet në Lviv në Ukrainën perëndimore në mes të shkurtit. Menjëherë para pushtimit rus, diplomatët u zhvendosën përsëri, në Rzeszów të Polonisë.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll