Aktualitet

Gjykata e Lartë drejt zhbllokimit, pritet caktimi i grupit që do të shqyrtojë ekstradimet

24 Korrik 2019, 12:05 Nga DOSJA
Gjykata e Lartë drejt zhbllokimit, pritet caktimi i grupit që do

TIRANË- Gjykata e Lartë po shkon drejt zhbllokimit. Shumë shpejt do të caktohen grupet që do të shqyrtojnë çështjet e ekstradimeve. Sipas informacioneve mësohet se kancelari i Gjykatës së Lartë i ka dërguar ditën e sotme kërkesë KLGJ-së për përzgjedhjen e emrave që do të shyqrtojnë pesë çështjet e ekstradimeve.

Po ashtu Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e djeshme ka gjetur një zgjidhje provizore duke vendosur të operojë me caktimin e gjyqtarëve nga gjykatat më të ulëta në Gjykatën e Lartë për çështje të caktuara gjyqësore që kanë të bëjnë vetëm me ekstradimet. 

Ndërkohë që trupa gjyqësore që do të zgjidhet me short do të përbëhet nga anëtarë që plotësojnë dy kushte; e para të kenë kaluar vettingun dhe e dyta që të kenë 13 vite eksperiencë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lartë reforma ne drejtesi zhbllokohet gjykata e larte gjykata e lartë reforma ne drejtesi zhbllokohet gjykata e larte

Sondazh

Poll