Politike

Bardhi i përgjigjet Berishës: Sa më shpejt ka kuptosh vendimin e DASH aq më mirë më ty

Me anë të një postimi në Twitter, Bardhi i është drejtuar Berishës nëpërmjet djalit të tij Shkëlzenit, duke kujtuar kështu dhe shpërthimin në Gërdec.

30 Maj 2022, 17:01 Nga DOSJA
Bardhi i përgjigjet Berishës: Sa më shpejt ka kuptosh vendimin e
Gazment Bardhi

TIRANË- Gazment Bardhi i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, pas deklaratave të këtij të fundit në seancën plenare. Me anë të një postimi në Twitter, Bardhi i është drejtuar Berishës nëpërmjet djalit të tij Shkëlzenit, duke kujtuar kështu dhe shpërthimin në Gërdec. Bardhi shkruan se Berisha duhet të gjej kohë dhe ti shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Ai gjithashtu ka përmendur dhe vendimin e DASH për shpalljen non grata, duke theksuar se koha kur emërimet kalonin nga Shkëlzeni ka mbaruar.  

Postimi i Plotë:

Babi i Zenit, njëriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën ti shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021. Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty!

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll