Politike

VD-Spiropali i dedikon pezinë e të dënuarit Berishës: Je i pashpirt, hipokrit, pabesinë ke moral

Këtë poezi, Spiropali e lexoi nga vendi i saj në Kuvend, pasi foli Berisha.

30 Maj 2022, 16:16 Nga DOSJA
VD-Spiropali i dedikon pezinë e të dënuarit Berishës: Je i
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali i ka lexuar ish-kryeministrit Sali Berisha poezinë e Luan Myftiut, të dënuarit gjatë kohës së diktaturës. Poezia Monologu i Pendesës flet për komunistin më të keq sipas Spiropalit, që është anti-komunisti. Këtë poezi, Spiropali e lexoi nga vendi i saj në Kuvend, pasi foli Berisha.

“Myftiu lindi në Berat, në moshë të vogël komunistët i pushkatuan babain, e ëma përfundoi në spital dhe fëmijët ngelën vetëm. Më pas e arrestuan dhe e dënuan për 10 vite, iku në Spaç për 10 vite dhe doli me ardhjen e demokracisë. U vendos në Tiranë. Më 2001 shkroi poezinë e tij për pendesën, për sojin më të lig të komunistit, që është komunisti anti komunist. Po e lexoj për ju. Të besuam, të zgjodhëm, votuam për ty. Ti na rrahe, na shave, na ndave në dy. Ne u ngritëm të hiqnim nga zverku ty djall, ti na rrope, na dogje, ne dhe po na kall. Je i pashpirt, hipokrit, pabesinë ke moral, sa dhe shokët mohon. Je mashtrues, se të mburr kur të bën fukara, ta lë fajin në derë, je pacipë, maskara. Je një horr, të grabit sy ndër sy dhe pa turp të bën qorr. Për kolltuk del nga varri lugat, që të jesh po ti Zot, s’le shenjtor pa mëkat,”- tha Spiropali ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll