Politike

VD-Diskutime me grupin e Berishës? Balla: Me katranin me bojë nuk merremi

Balla deklaroi ditën e sotme se me grupin e Berishës nuk do bisedojnë

30 Maj 2022, 10:37 Nga DOSJA
VD-Diskutime me grupin e Berishës? Balla: Me katranin me bojë nuk
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se me grupin e Berishës nuk do bisedojnë. Në dalje për mediat, Balla tha se nuk do të marrin parasysh kërkesën e bërë nga grupi i Berishës gjatë komisionit të Ligjeve.

“Kontributi në proces është me propozime konkrete. Nesër do të kemi një mbledhje të konferencës së kryetarëve dhe më pas deri nesër do të kemi edhe ne kohën e nevojshme për të propozuar nesër raundin e katërt dhe shpresoj që raundi i katërt të jetë edhe raundi përfundimtar i zgjedhjes së presidentit. Nesër do jemi bashkë si në fillim të procesit. Do vazhdojmë të diskutojmë me grupet parlamentare që të garantojmë mbështetje sa më të gjerë. Pse të mos synojmë që të kemi një kandidaturë që të marrë më shumë se 3/5 të votave. Për Katranin me bojë e kam thënë se meqë jam në këtë pikë më lejoni të sqaroj një element që krijoi një zhurmë apo stuhi në gotë lidhur me një procedurë të ndjekur nga Komisioni i Ligjeve…”, u shpreh Balla.

Dështojnë negociatat mes opozitës dhe maxhorancës lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Sot u dogj dhe raundi i tretë. Tani zyrtarisht kryeministri Edi Rama do të zgjedhë kreun e ri të shtetit, atë që do të pasojë në detyrë presidentin Ilir Meta, pas përfundimit të mandatit.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll